Kirurgjia e Gjinekologjike

Kirurgjia e Gjinekologjike

Kirurgjia e Gjinekologjike


Departamenti i Gjinekologjisë pranê Spitalit Amavita ofrom një shërbim të integruar nga një grup profesionistësh të Huaj edhe Shqiptare.
Gjithçka për shëndetin e gruas, në të gjitha etapat e jetës së saj. Në këtë departament ofrohet e gjithë gama e shërbimeve mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale, që nga kontrollet rutinë gjinekologjike, përgatitje për shtatëzani dhe ndjekje e shtatëzanisë, shtatëzani në rrezik, ofrimin e kurseve edukative prenatale për nënat dhe çiftet e reja, lindjen dhe kujdesin nenonatal, menopauzën, deri tek ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike dhe trajtimi kirurgjikal i suksesshëm i rasteve onkologjike.

Stafi i mjekëve profesionistë te huaj dhe shqiptarë, shumica prej të cilëve janë të trajnuar dhe të specializuar në Universitetet më në zë të Europes dhe të asistuar edhe nga aparatura dhe teknologji bashkëkohore që ky Departament ofrojn për çdo grua shërbim të personalizuar dhe cilësor duke aplikuar me sukses teknika trajtimi nga më bashkëkohoret.

Kirurgët gjinekologë të këtij Departamenti janë të specializuar në aplikimin e teknikave kirurgjikale mini-invazive laparoskopike dhe jo vetëm, duke i aplikuar këto teknika në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, teknika të cilat ju ofrojnë pacienteve mundësi rekuperimi më të shpejta dhe më pak dhimbje apo shenja.