Kirurgjia Maksilo-Faciale

Kirurgjia Maksilo-Faciale

Kirurgjia Maksilo-Faciale


Njësia Operative e Kirurgjisë Maksilo-Faciale është në gjendje t’i ofrojë Pacientit një trajtim të plotë shëndetësor që perfshin diagnostikimin, trajtimin terapeutik dhe kirurgjikal, hospitalizimin si dhe ndjekjen post-operatore. Falë stafit mjekësor te huaj dhe Shqipëtar të specializuar që prej shumë kohësh merren me patologji të specializuara të kirurgjisë që prekin gojën, nofullën, fytyrën dhe qafën. Kurimin e patologjive tumorale të këtyre zonave, kirurgjinë mini invazive të këtyre zonave, kirurgjinë estetike te keqformimeve, kirurgjine e frakturave dhe traumave te nofullës si dhe trajtimin e problemeve te dhëmbeve dhe kirurgjinë para-protezike.

Kirurgjia maksilo-faciale është një disiplinë kirurgjikale super specialistike, që trajton tipe të ndryshme të patologjive përgjegjëse për probleme estetike dhe/ose funksionale të fytyrës dhe të skeletit të fytyrës (trauma, malformacione, neoplazi, infeksione dhe sëmundje degjenerative). Spitali Amavita disponon pajisje dhe aparatura te fjales se fundit për përcaktimin e saktë të diagnozës për patologji të fushes së Kirurgjisë Maksilo-Faciale si dhe për kryerjen e procedurave kirurgjikale të kësaj fushe operative.