Kirurgji e Onkologjike
Qendra e Onkologjisë pranë Spitalit Amavita merret me diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen në vazhdimësi të pacientëve me kancer. Kjo Qendër është e pajisur me aparatura dhe pajisje nga më bashkëkohoret për të ofruar shërbim sa më cilësor dhe të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e të githë llojeve të kancerit. Stafi i mjekëve onkologë të këtij Spitali është i përbërë nga mjekë onkologë radioterapeut dhe kimioterapeut shumë të njohur, te huaj dhe shqiptarë, të kualifikuar në Universitete të njohura në Europë dhe më gjerë, të cilët kanë edhe një eksperiencë shumë të gjerë në fushën e trajtimit të sëmurëve me kancer, duke ofruar për secilin prej tyre plan trajtimi të personalizuar dhe cilësor. Kjo Qendër drejtohet nga Profesor Dr.Agim Karaj.
Sajë eksperiencës dhe profesionalizimit të stafit mjek dhe teknik që ofrojnë shërbim, gërshetuar edhe me teknologjinë e avancuar mjekësore që Spitali Amavita disponon bëhet e mundur të trajtohen pothuajse të gjitha llojet e kancerave si :
• Kancer gjiri
• Kancer i rrugëve biliare
• Kancer i mëlçisë
• Kancer i pankreasit
• Kancer i veshkavë
• Kanceri i Prostatës
• Melanoma
• Kancer i lëkurës
• Kancer i zorrës së trashë
• Kancer i Kolonit
• Kancer i mushkrisë
• Kancer i tiroides