Kirurgji e Përgjithshme

Kirurgjia e Përgjithshme

Kirurgji e Përgjithshme


Departamenti i Kirurgjisë së përgjithshme i Spitalit Amavita trajton patologji mjekësore nëpërmjet proҫedurave me ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë Departament trajtohet të gjitha patologjitë të kirurgjisë së përgjithshme. Një ekip i kualifikuar mjekësh Shqiptarë dhe te huaj, specialistë të kirurgjisë të përgjithshëm është i dedikuar 24 orë në ditë /365 ditë të vitit për t’ju siguruar shërbimin më të mirë të mudshëm ҫdo pacienti pranë spitalit Amavita. Stafi i këtij Departamenti bashkëpunon ngushtë me të gjithë specialetet e tjera mjekësore të tilla me qëllim ofrimin e një kujdesi optimal pacientit si mënyra më e mirë për menaxhimin dhe zgjidhjen sa më të mirë të ҫdo problematike mjekësore kirurgjikale që kërkon zgjidhje.


Llojet e kirurgjive qe aplikohen:

● Kirurgji e stomakut
● Kirurgji e zorrës së trashë (kancer i zorrës së trashë)
● Kirurgji e gjendrës tiroide
● Kirurgjinë endokrine
● Kirurgjia e gjirit
● Kirurgji e pankreasit
● Kirurgji e hernies
● Kirurgji e shpretkës
● Kirurgji e urgjencës