Kirurgji e Plastike
Kirurgjia Plastike Rikonstruktive dhe Estetike është një nga degët e kirurgjisë, që ndahet ne dy disiplina: kirurgjia estetike dhe kirurgjia rikonstruktive.
Kirurgjia Rikonstruktive synon të korrigjojë dhe riparojë defektet morfologjike dhe funksionale apo humbjet substanciale të indeve të ndryshme (të lëkurës, nënlëkurës, muskujve, kockave, etj) të lindura apo të fituara nga traumat, tumoret ose sëmundjet degjenerative.
Kirurgjia estetike synon alternimin e pjesëve të ndryshme të fytyrës apo trupit me qëllim estetik, duke rritur vetëbesimin dhe krijuar pacientë më të lumtur.
Mijëra pacientë i kanë besuar Spitalit Amavita zgjedhjen e tyre për një trup më të bukur, një pamje më perfekte apo revizionimin e një dëmtimi të mëparshëm.
Kirurgjia Plastike e Spitalit Amavita, jo vetëm u ka dhënë përgjigje kërkesave të atyre që kërkojnë një pamje më të sofistikuar, por ka thyer përfundimisht tabunë që kirurgjia plastike bëhet jashtë vendit.
Ndërhyrjet që trajtohen nga ky department pranë spitalit tonë përfshijnë:
• Kirurgji Estetike
• Kirurgji Rikonstruktive
• Procedura Minimal Invazive
• Liposuction(Heqja e dhjamit)
• Operacione specifike për Femrat
• Operacione specifike për Meshkuj
• Rhinoplasty (Kirurgji e hundës)