Kirurgjia Urologjike

Kirurgjia Urologjike

Kirurgjia Urologjike


Departamenti i Urologjisë në Spitalin Amavita merret me diagnostikimin dhe trajtimin e të gjithë gamës së sëmundjeve dhe çrregullimeve të traktit urinar te meshkujt dhe femrat, si dhe ato që lidhen me sistemin riprodhues të mashkullit, veshkat, gjendrat e veshkave, uretrat, fshikzën urinare, testikujt, epididimisin, vezikulën seminale, prostatën etj.

Ҫelësi i suksesit të këtij Departamenti është gërshetimi i teknologjisë bashkëkohore dhe profesionalizmi me eksperiencën e ekipit të mjekëve kirurgë urologë me një eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme, mbi 20-vjeçare, në fushën e Urologjisë onkologjike dhe asaj rindërtuese.

Në bashkëpunim me të gjithë stafin e mjekëve të këtij Departamenti ai realizon në mënyrë të suksesshme të gjitha procedurat urologjike, përfshirë këtu edhe zhvillimet më të fundit në trajtimet kirurgjikale si ato të ndërhyrjeve mini-invazive të asistuara me lazer, por gjithmonë duke i dhënë prioritet maksimal kujdesit për pacientin para dhe pas çdo proçedure.