POLITIKAT E PRIVATËSISË PËR “MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN
DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE”
Objekti
Objekti i kësaj Rregullore është përcaktimi i procedurave organizative e teknike, masave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurisë, ruajtjes dhe administrimit të të dhënave personale nga strukturat e Spitalit Amavita.
Qëllimi
Kjo regullore ka për qëllim përcaktimin e disa rregullave në bazë të cilave Spitali Amavita mbron të dhënat personale të pacientëve dhe punonjëseve (ose aplikanteve) të tij, nga keqpërdorimi i këtyre të dhënave nga cilido person i pa autorizuar dhe në çfardo mënyre jo konform me Ligjin nr. 9887, datë 10/3/2008 “Për mbrojtjen e të Dhenave Personale” i ndryshuar dhe me politikat e brendeshme të spitalit.
Përkufizime
Për qëllim të kësaj Rregullore, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
“Kontrollues” Për efekt të kësaj rregullorje janë punonjesit e Spitalit Amavita të cilët, vetëm apo së bashku me të tjerë, përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të fushës, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj.
b.Termat e tjerë të përdorur në zbatim të kësaj Rregullore do të kenë të njëjtin kuptim si më ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Fusha e zbatimit
Kjo Rregullore zbatohet për përpunimin e të dhënave personale plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet mjeteve automatike, dhe me mjete të tjera që mbahen në një sistem arkivimi apo kanë për qëllim të formojnë pjesë të sistemit të arkivimit pranë Spitalit Amavita .
Mbrojtja e të dhënave personale
Çdo punonjës i Spitalit Amavita, që merret me përpunimin e të dhënave personale të subjekteve, detyrohet të zbatojë kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
Qëllimi i përpunimit
Çdo punonjës i Spitalit Amavita mund t’i përdorë të dhënat personale vetëm për kryerjen e detyrave të parashikuara nga ligji dhe në përputhje me aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë mënyrën e përpunimit të të dhënave personale.
Kriteret e përpunimit të të dhënave personale
Punonjësit e çdo strukture të Spitalit Amavita që përpunojnë të dhëna personale të subjekteve, bazohen në kriteret e përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.
Përpunimi i të dhënave sensitive
Perpunimi i të dhënave sensitive, kryhet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 7 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Në rast të kryerjes së transferimit ndërkombetar të të dhënave personale çdo punonjës i Spitalit Amavita zbaton parashikimet e nenit 8 dhe 9 te ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar..
Zbatimi i të drejtave të subjekteve të të dhënave personale
. Çdo person ka të drejtë që të njihet me të dhënat personale të përpunuara nëpërmjet një kërkese me shkrim Përhapja ose komunikimi i të dhënave personale kryhet në përputhje me qëllimin për të cilin janë grumbulluar këto të dhëna. Çdo punonjes i Spitalit Amavita që përpunon të dhëna personale është i detyruar që në bazë të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, të zbatojë të drejtat e subjekteve të të dhënave personale:
Kërkesa për informacion
Kërkesën për informacion mund ta bëjë:
– Vetë personi;
– Përfaqësuesi ligjor i pajisur me autorizimin përkatës;
– Persona të tjerë të cilët megjithëse nuk kanë interes të drejtpërdrejtë, provojnë se kanë një interes të ligjshëm për të marrë dijeni në lidhje me këto të dhëna dhe që përputhet me qëllimin e grumbullimit të këtyre të dhënave.