Rreth Spitalit Amavita

Spitali Amavita

Spitali Amavita


Specializuar në fushën e diagnostikimit të kirurgjisë dhe trajtimit të tumoreve



Që prej vitit 2009 në spitalin jo publik AmaVita kryhen një sërë shërbimesh spitalore të kompletuara, nga ambulatoret, deri më specifiket e të ndërlikuarat njëherësh, që janë kirurgjitë e ndryshme. Baza e patologjive është sfera e onkologjisë me: kirurgji onkologjike dhe kirurgji onkogjinekologjike. Kjo e kompletuar jo vetëm sa i përket trajtimit kirurgjikal, por edhe atij sistemik me kimioterapi. Ndërkohë, tek AmaVita performon një ekip i shkëlqyer mjekësh, të gjithë me emër sa i përket specialitetit të tyre, i kombinuar me dy anestezistë e reanimatorë, sipas standardeve që kërkon bota, si dhe ekipin e ndihmësmjekëve, të dedikuar sa i përket stilit të punës dhe aktivitetit kirurgjikal.

E veçanta e këtij spitali është se janë implementuar në grup shërbime bashkëkohore, të cilat e bëjnë AmaVita-n të vetmin spital që i realizon këto ndërhyrje në Shqipëri. Dr. Agim Karaj njehson suksese të vit pas viti me ndërhyrjet nga kirurgjia e përgjithshme, abdominale, pankreasi, por edhe operacionet që nga herniet inguinale,korrigjimi i fistulave dhe hemorroideve. AmaVita mbetet kampione e operacioneve te tumoreve te gjirit qe nga radikalet deri konservativet madje edhe tek kirurgjia plastike e gjirit, gjithashtu tumoret e testeve, kyrazhet e qafës,kirurgjia e tiroideve dhe kirurgjia e lipomave dhe nishaneve(melanomat) . Një sukses i padiskutueshëm i këtij rrugëtimi për jetën e mijëra pacientëve, është padiskutim aplikimi i teknikave me inovative kirurgjikale te cilat realizohen me sukses nga ekipi i mrekullueshem i kirurgeve te spitalit te cilet jane specializuar ne France,Kanada,Amerike, Itali dhe Japoni.Dr.Karaj pohon se ka një interes të lartë të pacientëve nga e gjithe Shqiperia Maqedonia e Kosova, por ka patur raste edhe nga vende te tjera te Europes.